Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit.
Ai do të jetë në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, ndërkohë që janë paraparë edhe takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.
Thaçi, gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.