Grenell thotë se Trumpi është meritor për Marrëveshjen mbi fluturimet Kosovë-Serbi

Grenell thotë se Trumpi është meritor për Marrëveshjen mbi fluturimet Kosovë-Serbi

20 January 2020 14:41

I dërguari i veçantë i presidentit të SHBA-së për bisedimet Kosovë -Serbi, Richard Grenell reagoi pas marrëveshjes për fluturimet e synuara direkte ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ambasadori amerikan në Gjermani tha se kjo është një fitore historike që u bë e mundur falë Donald Trump.

Ai ka falënderuar edhe NATO-n dhe kompaninë “Luthansa”.

“Presidenti Donald Trump edhe një herë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për fluturimet e para direkte midis Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vitesh. Faleminderit Lufthansa, NATO, Robert C O’Brien dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Grenell.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Laposhi21/01/2020 10:23

Tybe sdi cka po mundoheni....po hajt te kthehemi nen Serbi se nuk e paskem pase seriozisht punen e shtetit. Njerez ma mazohista se populli shqiptare nuk pashe ende!

Shto koment

Të ngjashme