PDK-ja kërkon krijimin më të shpejtë të Qeverisë

PDK-ja kërkon krijimin më të shpejtë të Qeverisë

20 January 2020 12:28

Nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Memli Krasniqi pas mbledhjes së këtij institucioni ka kritikuar shumicën parlamentare për zvarritjen e krijimit të institucioneve.

Ai ka kërkuar që të shpejtohet me krijimin e Qeverisë.

“Kërkesa jonë qe atë të cilët kanë marrë mandat sa më shpejt t`i përmbushin themelimin e institucioneve. Themelimi i tyre nuk është me video lojëra. Barra e përgjegjësisë i takon partisë fituese, t'i kryejnë obligimet sa më herët sepse nëse hyjmë në mars do të kemi bllokadë edhe në buxhet. Pozicioni i PDK. Ne qëndrojmë në opozitë dhe kjo nuk ndryshon deri në zgjedhjet e ardhshme. Nuk do t'i përgjigjemi ftesave nëse ka për koalicion”, ka thënë Krasniqi.

Për dallim prej tij, shefi i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe zëvendësi i tij nga LDK-ja, Kujtim Shala nuk janë deklaruar për media.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme