Dega regjionale e Odës së Avokatëve i ka drejtuar një letër Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në të cilën ka kërkuar anulimin e Rregullores së re, me të cilën ndalohet përfaqësimi i avokatëve në Gjykatë, shkaku i mungesës së kartelës identifikuese.
Sipas shpjegimit, avokatët që nuk janë lejuar të hyjnë në Gjykatën Themelore janë të licencuar nga OAK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas Ligjit për avokatinë, nenit 8 par.1, kjo dispozitë nuk parasheh asnjë kusht që avokati të pajiset me ID-Kartelë të Re”, thuhet në letrën e Degës regjionale të OAK-ut.
Më tej, në të thuhet se avokatëve mund t`u ndalohet hyrja në Gjykatë, kur nuk i kryejnë detyrimet ndaj institucionit përfaqësues të tyre.
“Lidhur me këtë problematikë, bazuar në nenin 39 par.1 nënpar 1.10 që thotë: në periudhë prej një (1) viti nuk i përmbush detyrimet financiare ndaj Odës, pra vetëm në këtë rast Avokatit do të duhej t'i ndalohet përfaqësimi në Gjykatë”, thuhet në letër.