Arbëri

Shtetet e Quintit kërkojnë nga Kosova efikasitet në luftimin e korrupsionit dhe krimit

Shtetet e Quintit kërkojnë nga Kosova efikasitet në luftimin e korrupsionit dhe krimit
 

Shtetet e Quintit vazhdojnë të kërkojnë nga Kosova efikasitet në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në “Konferencën vjetore të prokurorëve”, për vitin 2019, e cila u organizua nën patronazhin e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, përfaqësuesit e ambasadave të akredituara në Kosovë, inkurajuan gjyqësorin dhe prokurorinë që të bëjnë punë të pavarur dhe të marrin më seriozitet ndjekjen e kryesve të veprave penale.