Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka tërhequr vërejtjen për rreziqet me të cilat mund të përballet Bashkimi Europian nëse nuk i dërgon sinjal të qartë rajonit të Ballkanit Perëndimor, raporton RTS, transmeton Koha.net.
Lajçak vlerëson se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Është e domosdoshme të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave për pranim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet samiti i majit i BE-së me Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Lajçak në konferencën mbi sfidart strategjike të BE-së në Ballkanin Perëndimor më 2020 në Berlin.
Ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme është të kuptohet se zgjerimi është agjendë pozitive, ndërsa ka shtuar se kohë më parë ka përshtypjen se zgjerimi po trajtohet si problem.
Lajçak ka thënë se BE-ja duhet të ushtrojë ndikimin e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përcjell TASR, transmeton Koha.net.
-
Lajçak: Zgjerimi prioritet në BE, Ballkani Perëndimor ta shfrytëzojë këtë moment
-
Lajçak: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE të jetë në qendër të vëmendjes
-
Lajçak: BE-ja dhe Ballkani Perëndimor ta marrin seriozisht zgjerimin
-
Lajçaku “s’i ndahet” Ballkanit Perëndimor
-
Lajçak: Shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi nuk janë gati për normalizim