Studentët protestojnë kundër mosformimit të qeverisë, “Boll luajtët me këtë popull” Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Studentët protestojnë kundër mosformimit të qeverisë, “Boll luajtët me këtë popull”

16 January 2020 13:03

Një grup studentësh ka protestuar përmes grafiteve kundër mosformimit të Qeverisë së Kosovës.

Ata protestuan para hyrjes së Kuvendit të Kosovës duke shkruar në tokë “Boll luajtët me këtë popull”.

Një nga studentët protestues ka thënë para gazetarëve se të rinjtë po largohen nga Kosova shkaku i mospasjes së një jete të mirë.

“Nuk jemi duke parë avancim në asnjë sferë. Ka degradim në arsim, në politikë, në zhvillim ekonomik. Po ju garantoj që prej muajit mars çdo i ri që ka mundësi, çdo i dijshëm, çdo njeri që ka potencial... Gjermania na ka dhenë mundësinë për t’u kualifikuar atje. Ne do të ikim sapo të kualifikohemi, klasa e njerëzve të mirë ka për të ikë, për atë arsye vendi po shkon drejt kolapsit. Nëse nuk votohet buxheti ka me pas edhe trazira më të mëdha, jo vetëm bullizmi që kemi me ua bë në rrugë përfaqësuesve të popullit, por çka s’kemi me ju bë”, ka thënë ai duke shtuar se “politikanët s’do t’i lënë të qetë të rrinë as në kafenetë e Prishtinës e as nëpër rrugë”.

“Po na shkaktojnë kokëçarje për lojërat e tyre për pushtet. Ju garantojmë që ku t’i shohim në rrugë kemi me ju bë bullizëm, kemi me ju fishkëllu, kemi me i ofenduar përderisa nuk punojnë”, ka thënë tutje ai.

Pas përfundimit protestuesit u shpërndanë të qetë.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë u mbajtën më 6 tetor. Që nga ajo kohë, dy partitë që dolën të parat, Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës janë në negociata për formimin e qeverisë, por një gjë e tillë s’është arritur ende. Madje deklarimet e fundit të të dy partive duket se një marrëveshje është vështirë e arritshme.

  • Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore
  • Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Nazim Haxha23/01/2020 15:03

E,tani cuditeni se pse shqipetaret kurr nuk kane pase shtet!!!Shteti nuk formohet me 100 parti politike,e interese personale.Po ju qeshe tere bota,ore matrapaza.

ilmije mjekiqi17/01/2020 12:46

Student të ndëruar ju lumët juve ! e ç'ka po bajne politikanet është tmerr……….

Shto koment

Të ngjashme