Arbëri

Këshilltari i Pacollit sërish publikon të dhëna personale të “kryesve të masakrës së Reçakut”

Foto: Alban Bujari / KD

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për të dytën herë ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, ka publikuar dokumente me të dhëna personale të disa personave për të cilët pretendon se janë kryerësit e masakrës së Reçakut.

Në një prononcim për Koha.net, ai ka thënë se këto dëshmi i ka siguruar në mënyrë alternative, pa bërë të ditur se cilat janë ato.

”Këto fakte janë prezantuar nga familjarët e të vrarëve në Reçak, unë vetëm i kam postuar sot në përvjetorin e 21-t të Masakrës. Nuk i kam deponu në Prokurori, sepse me sa kam informata, këtë gjë e kanë bërë familjarët”, ka deklaruar Zyberaj.

Ai ka thënë se këto fakte nuk janë pjesë e dosjes tjetër, të cilin Ministria e Jashtme e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale.

“Dosjen me 10 mijë faqe me krime nga periudha e luftës, e kemi dorëzuar si Ministri më 18 dhjetor të vitit të kaluar”, ka thënë Zyberaj.