Vetëvendosje ia kujton LDK-së me videoincizim mbështetjen për kryeparlamentarin

Vetëvendosje ia kujton LDK-së me videoincizim mbështetjen për kryeparlamentarin

15 January 2020 17:12

Vetëvendosje ende nuk ka bërë asnjë reagim publik pasi që LDK-ja ka publikuar draftin e marrëveshjes së propozuar më 8 janar.

Por, zyrtari i Sekretariatit për media të këtij subjekti Erzen Vraniqi ka postuar një videoincizim të datës 26 janar, një deklarim të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në të cilin ai thotë se ky subjekt do ta votojë pa asnjë kusht themelimin e institucioneve të reja, të drejtuar nga VV-ja. Konferenca për shtyp është mbajtur tri orës para zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryeparlamentar, transmeton Koha.net.

“Me Kushtetutë, i takon partisë së parë që ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Nëqoftë se do ta kemi një kandidat që e propozon VV-ja, ne jemi marrë vesh që deputetët tanë ta votojmë atë kandidat në mënyrë që të mos krijojmë pengesa kushtetuese për konstituimin e Kuvendit”, është shprehur kreu i LDK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme