Arbëri

Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike

Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike
Reçak, 1999. Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar të rënët e Masakrës së Reçakut, sot në 21 vjetorin e kësaj masakre.

“Sot, bëhen 21 vite nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, njëra nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare. Aktin makabër të regjimit të Millosheviqit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker. Masakra e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës”, thotë Mustafa.