Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit vazhdon të dominohet nga zona me presion të lartë atmosferik e cila po mban qëndrueshmëri të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.

Moti do të vijojë i thatë me kthjellime në zonën perëndimore dhe prani të fenomenit të mjegullës përgjatë luginave.

Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi deri në 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore -3/6°C

Zonat e ulëta -3/17°C

Zonat bregdetare 5/16°C