Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës.
Përmes një reagimi në twitter, Hoxhaj ka përmendur metodat e përdorura nga Serbia për të blerë çnjohjet e Kosovës.
“Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vucicit dhe një piuni sovjetik si Daçiqi, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoxhaj: Serbia ka përgatitur ofensivë për tërheqjen e njohjeve, Kosova pa ambasadorë në 20 vende
-
Hoxhaj: Serbia ka vite që e përdor shitjen e armëve si mjet të politikës së jashtme
-
Shantazhi me çnjohje para vazhdimit të dialogut
-
Daçiq: Serbia ka përgjigje për Kosovën
-
Daçiqi: Fushata e çnjohjeve do të vazhdojë