Arbëri

MMPH dhe Komuna e Prishtinës të mos shndërrohen në institucione për degradim mjedisor

MMPH dhe Komuna e Prishtinës të mos shndërrohen në institucione për degradim mjedisor

Prishtinë, 14 janar - Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kundërshtojnë të gjitha planet dhe projektet për ndryshimin e destinimit të tokës pranë liqenit të Badovcit, për qëllime afariste/rezidenciale duke ditur rëndësinë e saj strategjike për siguri të furnizimit me ujë të pijes dhe për një mjedis ekologjik për qytetarët e Prishtinës dhe më gjerë.

Njëkohësisht, shprehim shqetësimin tonë me qasjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) e cila është shndërruar në instrument për legjitimimin e degradimit mjedisor duke lejuar ndërtimet në zona të mbrojtura, duke dhënë leje mjedisore për hidrocentralet të cilat dëmtojnë rrjedhën e lumenjve, e deri tek rrezikimi i zonave të mbrojtura rreth burimeve ujore sipërfaqësore.