Arbëri

Dy shtetasit rusë mësynë Kosovën me veturë të Cetinjës

Descriptive Text

Slobodan Bakiq, prokuror kujdestar në Prokurorinë themelore në Mitrovicë, i ka thënë radios Evropa e Lirë se dy rusë të arrestuar dje, janë përpjekur të hyjnë në pikën kufitare në Jarinje, porse për mungesë vizash janë kthyer mbrapshtë, transmeton Koha.net.

Egor Igoreviq (Igor Krasikov) dhe Marina Vladimirovna Krasikova janë dy të arrestuarit.

"Dy shtetas rus janë legjitimuar gjatë përpjekjes për hyrje legale në Kosovë, në Jarinje në orën 10:26. Megjithatë, ata nuk kanë pasur lej qëndrimi, ndaj janë kthyer”, ka thënë Bakiq. Sipas tij, pas këtij dështimi, shtetasit rus kanë shfrytëzuar rrugë alternative të fshatit Sherpel për të depërtuar në territorin e Kosovës. Por, janë kapur nga njësitet patrulluese.

Lexo edhe: Arrestohen dy rusë, dyshohet se ilegalisht kaluan kufirin Kosovë-Serbi

Atyre u është shqiptuar masa e ndalesës 24 orëshe. Në momentin e arrestimit, sipas Bakiqit nuk kanë pasur përkthyer për ta kuptuar qëllimin e ardhjes së tyre në Kosovë. Një gjë e tillë, ai ka thënë se do të bëhet gjatë intervistimit të sotëm.

Të dy rusët tentuar të hyjnë në Kosovë me një veturë me tabela të Cetinjës, të marrë me qira në Budvë, e cila është konfiskuar nga autoritetet policore.