Arbëri

MF: Nëse nuk miratohet Ligji për Buxhetin, nga 28 shkurti ndërpriten pagesat për organizatat buxhetore

MF: Nëse nuk miratohet Ligji për Buxhetin, nga 28 shkurti ndërpriten pagesat për organizatat buxhetore

Ministria e Financave ka paralajmëruar se në rast të mosmiratimit të ligjit të ri për buxhetin nga qeveria e re dhe Kuvendi, të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri te shërbimi civil, pensionet dhe asistencat e tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet e tjera buxhetore do të ndërpriten nga 28 shkurti, përkatësisht 31 marsi, nëse ka vendim nga Kuvendi dhe nga Thesari i Kosovës do të lejohen vetëm pagesat për borxhin publik mund të realizohen sipas afatit të pagesës.

Në një komunikatë për media, MF sqaron se më datën 31 tetor 2019 e ka dorëzuar në Qeveri propozim- buxhetin për vitin 2020, por kjo e fundit nuk ka mundur të aprovojë projektligjin e buxhetit dhe ta dërgojë në Kuvend, pasi ky i fundit nuk ishte konstituuar.