Arbëri

Punëtorët e Telekomit kërkojnë 20 % të aksioneve dhe të mos u ulen pagat

Punëtorët e Telekomit kërkojnë 20 % të aksioneve dhe të mos u ulen pagat

Bordi i Telekomit të Kosovës ditë më parë mori vendim për uljen e pagave të punëtorëve të kësaj ndërmarrje prej 10 deri në 20 për qind. E një vendim i tillë ngjalli pakënaqësi tek Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrje, e cila po beson që ky vendim do të pezullohet.

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit të Kosovës, Lami Balaj tha se në takimin që zhvilluan me Bordin javën e kaluar kanë kërkuar pezullimin e këtij vendimi.