Arbëri

Apostolova në KFOR: Siguria në rajon, parakusht për ringjalljen e dialogut

Apostolova në KFOR: Siguria në rajon, parakusht për ringjalljen e dialogut
 

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka vizituar dje bazën e KFOR-it në Kosovë, ku është pritur nga Gjeneral-Majori Michele Risi, komandant i KFOR-it.

Gjatë kësaj vizite, sipas njoftimit të publikuar nga KFOR-i, Apostolova ka theksuar “nivelin e lartë të bashkëpunimit me KFOR-in dhe përkushtimin e tij të thellë në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në rajon që është parakusht për të ringjallur dialogun” e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.