Cili nga opsionet më poshtë janë më të favorshme për Kosovën, në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë?
Kjo është pyetja drejtuar 1069 respondentëve në një anketim të realizuar nga OJQ D4D gjatë muajit dhjetor 2019.
Sipas rezultateve 83.7 për qind e serbëve mendojnë se opsioni më i mirë është krijimi i Asociacionit të Komunave serbe. Këtë opsion të favorshëm, e konsiderojnë 4.4 për qind e shqiptarëve.
21.8 për qind e shqiptarëve, normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi e shohin nëpërmjet korrigjimit të kufirit. Të njëjtin opsion e konsiderojnë 9.3 për qind e serbëve.
Kurse 73.9 për qind e shqiptarëve të Kosovës, asnjërin opsion nuk e shohin të favorshëm për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Qëndrim të njëjtë mbajë edhe 7 për qind e respondentëve serbë.