Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se i ka ofruar Australisë mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ndihmuar me ndaljen e zjarreve.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa njofton se i është drejtuar me një letër guvernatorit Dadiv Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e Kosovës pas situatës së krijuar nga zjarret.
“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta. Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve. Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftim.
{gallery}
-
Thaçi: Delegacioni i Kosovës në Washington të bëjë hapa të guximshëm drejt paqes me Serbinë
-
Ambasadori zviceran ia dorëzon kredencialet presidentit Thaçi
-
Thaçi falënderon Erdoganin për ndihmat nga Turqia
-
Thaçi: FSK-ja e gatshme të ndihmojë Kroacinë
-
Thaçi njofton se ka nënshkruar dekretin për gjendje të jashtëzakonshme