Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti në konsulta me Thaçin, LDK-ja vendos nëse do të rinegociojë koalicionin me VV-në

Foto: Koha

Këtë javë do të tentohet zhbllokimi i nyjës rreth marrëveshjes eventuale të koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike. Që prej konstituimit të Kuvendit, zyrtarisht nuk ka pasur ndonjë takim mes zyrtarëve të këtyre subjekteve, teksa dakordimet e deritashme kanë rënë në ujë.

Në Vetëvendosje nuk kanë treguar nëse ka pasur një ofertë tjetër për LDK-në dhe se kur do të ndodhë takimi i radhës. Por të hënën, pretendenti për kryeministër Albin Kurti do të shkojë në takimin konsultues me presidentin Hashim Thaçi. Ndërkaq LDK-ja do ta mbledhë Kryesinë e partisë dhe Grupin Parlamentar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ftesës së tretë, Lëvizja Vetëvendosje e ka konfirmuar se lideri i tyre të hënën (sot) do të marrë pjesë në takimin konsultues me presidentin Hashim Thaçi. Por nuk kanë treguar nëse Kurti prej këtij takimi do të kërkojë të propozohet si kryeministër.

“Do ta shohim nesër në detaje”, ka thënë shkurt Arlind Manxhuka nga Zyra për informim e VV-së.

I pyetur rreth negociatave me LDK-në, Manxhuka ka shtuar se “nuk ka ndonjë zhvillim dhe se po presin se çfarë do të ndodhë gjatë javës”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)