Arbëri

100 vjetori i lindjes i pajtuesit Anton Çetta

 

Në 100 vjetorin e lindjes së studiuesit e mbledhësit të folklorit, pajtuesit të shqiptarëve, Anton Çetta, Dega e Folklorit e Institutit Albanologjik të Prishtinës është mjaftuar me një postim në rrjetin social “Facebook”.

“Shpresojmë që në këtë përvjetor jubilar, më në fund, të del në dritë botimi i kompletit të veprave të prof. Çettës, i përgatitur e përfunduar nga dega jonë me bashkëpunëtorë”, thuhet në postim.