Me përfundimin e festave të fundvitit, edhe mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kaluara në Kosovë. E kjo ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjata në kufi.
Si edhe në të shumtën e rasteve, gjendja më problematike është në pikën kufitare të Merdares.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuhen 2 deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova prej kësaj pike kufitare, transmeton Koha.net.
Aty ka pritje deri në dy orë për të dalë nga territori i Kosovës, teksa kolonat kanë shkuar deri në një kilometër.
E megjithatë, për të hyrë nga kjo pikë kufitare në Kosovë duhen vetëm 3 deri në 5 minuta.
Derisa nga Policia kanë vazhduar të apelojnë tek qytetarët që të shmanget kjo pikë kufitare.