Arbëri

Në 28 vjetorin sulmit të parë, homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”

 

Me rastin e 30 Dhjetorit- Ditës së Veteranëve dhe sulmit të parë ndaj familjes Jashari, sot në Prekaz janë bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me një grup veteranësh bënë homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe pjesëtarëve tjerë të familjes së tij.