Arbëri

Spahiu: Duhet dialog mes partive që synojnë qeverisjen e ardhshme, kompromisi është çelësi

Foto: VOA
 

Ish ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu, tha sot se shpreson që nuk do të ketë zgjedhje të reja ndërsa e quajti si ushtrim të demokracisë ngërçin aktual me të cilën po përballet vendi për krijimin e institucioneve të reja.

Ambasadori Spahiu i tha Zërit të Amerikës se shpreson që zhvillimet aktuale politike në vend të tejkalohen në mënyrën më të mirë të mundshme.