Arbëri

BQK-ja nuk i lejoi qasje në dokumente GAP-it për rritjen e tarifës së sigurimeve

Dy muaj pasi Banka Qendrore e Kosovës mori vendim për rritjen e çmimit të sigurimit të veturave për 26%, ky institucion ka vendosur ta mbajë të fshehtë vendimin.

Më 10 dhjetor të këtij muaji, instituti GAP, përmes një kërkese zyrtare, kishte kërkuar nga BQK-ja qasje në studimin e kësaj të fundit, mbi të cilin ishte marrë vendimi për sigurimet dhe njëherazi edhe në vendimin e BQK-së, por një gjë e tillë nuk i ishte lejuar, raporton KTV.