Dy muaj pasi Banka Qendrore e Kosovës mori vendim për rritjen e çmimit të sigurimit të veturave për 26%, ky institucion ka vendosur ta mbajë të fshehtë vendimin.
Më 10 dhjetor të këtij muaji, instituti GAP, përmes një kërkese zyrtare, kishte kërkuar nga BQK-ja qasje në studimin e kësaj të fundit, mbi të cilin ishte marrë vendimi për sigurimet dhe njëherazi edhe në vendimin e BQK-së, por një gjë e tillë nuk i ishte lejuar, raporton KTV.
Demi thotë të jetë habitur me përgjigjen e BQK-së, derisa shtoi se këtë kërkesë do ta dërgojë edhe në gjykatë.
Në tetor të këtij viti, Bordi i BQK-së mori vendim për rritjen e tarifave të sigurimit të automjeteve.
Ky vendim nxiti shumë reagime dhe u kundërshtua, derisa u tha se në asnjë shtet primi i sigurimit nuk përcaktohet nga shkalla e inflacionit.
-
As Kuvendi e as Qeveria s’kanë kërkuar uljen e tarifës për sigurim të automjeteve
-
GAP i kërkon Kuvendit ta rishikojë vendimin e BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit të veturave
-
BQK-ja hesht ndaj kërkesave për zbritjen e çmimit të sigurimeve të automjeteve
-
Vendimi i BQK-së për tarifat e sigurimit cilësohet joligjor
-
BQK-ja premton shqyrtimin e ankesave të protestuesve për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve