Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook është deklaruar pas mbledhjes së deputetëve të kësaj partie, një ditë para mbajtjes së seancës konstituive.
Edhe pse nuk u deklarua për gazetarët pas mbledhjes, Nagavci në Facebook ka shkruar se lideri i VV-së, Albin Kurti, e ka të ardhmen e popullit më të rëndësishme se cilindo post publik, ndërsa ka shtuar se në të ardhmen do të vendosen standarde të reja të qeverisjes, por edhe marrëveshjeve politike “që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj. Në të ardhmen ai do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare!” ka shkruar ajo.
Teksa kanë mbetur më pak se 24 orë deri në mbajtjen e seancës konstituive, Vetëvendosje akoma s’ka arritur marrëveshjen me LDK-në për bashkëqeverisje. Pika që ka shkaktuar ngërçin është posti i presidentit, që po kërkohet nga LDK-ja.