Arbëri

Euro shënon për të tretën herë nivelin e saj më të ulët ndaj lekut

 

Monedha e përbashkët evropiane euro ka shënuar për herë të tretë brenda këtij viti nivelin e saj më të ulët kundrejt monedhës vendase - lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer në fillim të javës me 121.5 lekë, apo rreth 0.3 pikë më pak se fundi i javës që lamë pas. Ky është niveli më i ulët që euro shënon që nga 24 shtatori i këtij viti.

Prej fillimit të muajit dhjetor, euro është zhvlerësuar ndaj lekut me një pikë. Deri më tani, niveli më i lartë i këmbimit të euros ndaj lekut është 125.92, më 29 shkurt të vitit 2019 , ndërsa niveli më i ulët i vitit deri më tani është 120.75 më 5 gusht, shkruan Koha Ditore.