Takimin në Tiranë rreth Mini Schengenit Ballkanik, e ka kritikuar edhe deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Madje, ai thotë se në tavolinën ku morën pjesë Edi Rama, Aleksandar Vuçiq, Millo Gjukanoviq e Zoran Zaev, jo veç që mungoi Kosova, por edhe Shqipëria.
“Në këtë tavolinë, nuk është se mungon vetëm Kosova, aty mungon edhe Shqipëria. Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, shkruan Selimi në rrjetin social Instagram.
Kujtojmë se pas takimit, të katër përfaqësuesit lëshuan një deklaratë të përbashkët.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot mbahet Forumi ekonomik në Shkup pa Kosovën e shtete tjera
-
Rama për mospjesëmarrjen e Kurtit në takim për “mini-Shengenin”: Nuk kam koment
-
Rama: Mini-Schengeni nënkupton heqje kufiri mes shqiptarëve
-
Kurti s’e do Schengenin ballkanik, e Rama s’e do makro Schengenin shqiptar
-
Zaev: Mini-Schengeni nuk është pronë ekskluzive e askujt