Takimin në Tiranë rreth Mini Schengenit Ballkanik, e ka kritikuar edhe deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Madje, ai thotë se në tavolinën ku morën pjesë Edi Rama, Aleksandar Vuçiq, Millo Gjukanoviq e Zoran Zaev, jo veç që mungoi Kosova, por edhe Shqipëria.
“Në këtë tavolinë, nuk është se mungon vetëm Kosova, aty mungon edhe Shqipëria. Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, shkruan Selimi në rrjetin social Instagram.
Kujtojmë se pas takimit, të katër përfaqësuesit lëshuan një deklaratë të përbashkët.