Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit, të hënën ka ndarë 200 spërkatëse shpine për fermerët e Komunës të cilët kishin plotësuar kriteret e konkursit për aplikim.
Komuna e Drenasit thotë se edhe këtë vit, kjo Drejtori ka përkrahur dhe mbështetur përmes subvencionimit sektorin e pemëtarisë dhe perimtarisë ku i ka ndarë spërkatëse shpine për mbrojtjen e bimëve.
Spërkatësja e shpinës është në formë manuale dhe me bateri mbushëse e cila përdoret për t’i spërkatur pemët dhe perimet për mbrojtjen bimës.
Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Anita Abdullahu-Dvorani, ka thënë se përmes subvencionimit, do të vazhdojnë të përkrahin dhe mbështesin fermerët e Komunës së Drenasit.
Për të qenë përfitues i këtij subvencioni, shpallja ka qenë publike në ueb faqe të Komunës, ndërsa Komisioni sipas kritereve ka bërë përzgjedhjen e tyre.
-
Shumë kërkesa për kompensim nga vërshimet, Drenasi nis sanimin e infrastrukturës
-
Spërkatësit për hundë mund të ndihmojnë në bllokimin e viruseve
-
Bursa për nxënësit me rezultate të mira që zgjedhin profile deficitare
-
Ministria e Bujqësisë: Fermerët nuk preken nga procedurat në sektorin e qumështit
-
Hapet aplikimi për përfitim të 100 eurove për punëtorët e sektorit privat