Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me IADK-në kanë ndarë pajisje bujqësore për pesë fermerë përfitues për bimë mjekësore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Pesë fermerët e Komunës së Drenasit, kanë përfituar multikultivatorë që do iu ndihmojë në veprimtarinë e tyre bujqësore, ndërsa pajisjet e multikultivatorit, kanë qenë të caktuar sipas kërkesave të fermerëve që merren me bimë mjekësore e që janë përfitues të grantit nga IADK për kultivimin e bimëve mjekësore”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Drejtoresha për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Anita Abdullahu-Dvorani, ka falënderuar IADK-në për bashkëpunimi e vazhdueshëm me Komunën e Drenasit për t’i ndihmuar fermerët në zhvillimin e bujqësisë, njëherësh ka uruar edhe përfituesit e këtyre pajisjeve bujqësore.
-
Breshri shkakton dëme në Istog, Muja dhe Ferati premtojnë mbështetje për fermerët
-
Ministria e Bujqësisë: Fermerët nuk preken nga procedurat në sektorin e qumështit
-
Aktakuzë për kultivim të kanabisit e armëmbajtje pa leje në Prizren
-
Mungesa e fuqisë punëtore në Greqi, 5,000 egjiptianë pritet të punësohen
-
Ministria e Bujqësisë publikon subvencionet e parapara për secilin sektor