Sot bëhen 20 vjet nga masakra e Vushtrrisë ku brenda pak orësh në këtë qytet jeta e dhjetëra personave u ndërpre nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe.
Më 22 maj të vitit 1999 në qytetin e Vushtrrisë u vranë në mënyrën më çnjerëzore 77 persona, derisa një person tjetër ende është në listat e të zhdukurve.
Të njëjtën ditë u plagosën shumë persona, e po ashtu nga forcat serbe u arrestuan edhe qindra persona, qytetarë të Vushtrrisë, shkruan ksp.
Personat e vrarë dhe të masakruar nga forcat serbe u dërguan në varrezë masive në poligonet ushtarake Beograd, për t’u zbuluar disa vite më vonë
Për të kujtuar këtë ngjarje, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot organizohet akademi përkujtimore kushtuar martirëve të rënë para 20-vtiesh.
Akademia do të mbahet në gjimnazin “Eqrem Çabej” në ora 11:00, ndërsa paraprakisht do të bëhen homazhe te memoriali dhe varrezat e martirëve.
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
28 vjet nga masakra e Rahovecit
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Vushtrri
-
Gjenden mbetje mortore që mund të jenë të një personi të zhdukur nga lufta
-
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve