Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

20 pacientë post-COVID në SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosvës ka njoftuar se pas një kohë të gjatë në mjekim intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitale të përgjithshme nuk ka pacientë me COVID-19.

20 prej pacientëve janë të hospitalizuar si raste post-covid. 

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

Pas një kohe të gjatë që nga fillimi i Pandemisë së Covid-19, në mjekimin intensiv të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, nuk ka pacientë me Covid-19.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 20 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.

Edhe Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi Arbëri 1 j. më parë Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Edhe Ndërrim rolesh, Spitali i Prizrenit furnizon SHSKUK-në me stenta Arbëri 1 j. më parë Ndërrim rolesh, Spitali i Prizrenit furnizon SHSKUK-në me stenta

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë