Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

20 milionë euro për 6 projekte infrastrukture

Drejtuesit e Ministrisë së Infrastrukturës gjatë një vizite zyrtare në Ferizaj e kanë konfirmuar se do ta përkrahin këtë komunë me 20 milionë euro për 6 projekte madhore në infrastrukturën rrugore.

Për këto projekte është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi midis ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.

Këto projekte përfshijnë 3 të fazës së parë të “Bashkimit të qytetit”, rikonstruksioni i rrugës “Gurëz-Varosh” si edhe qasja në autostradën “Arbën Xhaferi” me 4 shirita nga rruga “Rexhep Bislimi” deri në Bibaj.

Ministri Lekaj ka thënë se është një ditë e veçantë për të gjithë, sepse është bërë nënshkrimi i një memorandumi të mirëkuptimit për mbështetje financiare për projektet që kanë ndikim pozitiv për qytetarët e Komunës së Ferizajt...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm