Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas saj, kjo parti, “mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre”.
“Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e do edhe kryeparlamentarin edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo faleminderit”, ka shkruar ajo në një postim në profilin e saj në Facebook.
LEXO EDHE: Mustafa: LDK-ja s’e jep tash emrin e presidentit, plani B opozita
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu: Dakordimi i sotëm për presidentin, hap drejt funksionalizmit të institucioneve
-
Haxhiu kërkon marrëveshje për presidentin
-
Haxhiu paralajmëron takimin VV-LDK për presidentin
-
Çitaku komenton takimin e Haxhiut: Fotografi e një partie të papërgjegjshme
-
“Takim konsultativ” i pushtetit për presidentin