Bien temperaturat në Kosovë Foto: Koha/Ilustrim

Bien temperaturat në Kosovë

17 December 2019 08:05

Fushat me presion të lartë të ajrit të cilat kanë përfshirë Kosovën do të mbesin të qëndrueshme edhe gjatë ditëve në vijim.

Si pasojë e kësaj gjendjeje bllokuese anticiklonike dhe kthjellimeve, do të ketë ulje në vlerat e temperaturave minimale, derisa ato maksimalet mbeten pothuaj konstante.

Mëngjesi filloi me mjegull dhe ngrica, ndërsa gjatë ditës priten kthjellime. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale do të ulen deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 11 gradë celsius.

Nuk parashihet të ketë qarkullim aktiv të masave ajrore dhe për pasojë vlerat e cilësisë së ajrit mbesin në vlera të pashëndetshme.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme