Fushat me presion të lartë të ajrit të cilat kanë përfshirë Kosovën do të mbesin të qëndrueshme edhe gjatë ditëve në vijim.
Si pasojë e kësaj gjendjeje bllokuese anticiklonike dhe kthjellimeve, do të ketë ulje në vlerat e temperaturave minimale, derisa ato maksimalet mbeten pothuaj konstante.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMëngjesi filloi me mjegull dhe ngrica, ndërsa gjatë ditës priten kthjellime. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme.
Temperaturat minimale do të ulen deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 11 gradë celsius.
Nuk parashihet të ketë qarkullim aktiv të masave ajrore dhe për pasojë vlerat e cilësisë së ajrit mbesin në vlera të pashëndetshme.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.