Arbëri

Shqipëria nuk dëgjon thirrjet e Kosovës, Vuçiqi në Durrës për “Mini-Schengenin”

Descriptive Text

Presidenti i Serbisë do të jetë në një vizitë zyrtare në Shqipëri më 20-21 dhjetor.

Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiq do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, raporton TCH.

Kjo është hera e dytë brenda një viti që Vuçiq vjen në Tiranë, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, e organizuar nga presidenti Ilir Meta.

Nga ana tjetër, nga Kosova kanë ardhur zëra të shumtë kundër Mini-Schengenit. Së fundi, edhe partitë kryesore në Kosovë shprehen kundër “Mini-Schengenit”, derisa kanë kërkuar nga Rama që të anuluhet Samiti.

Mohimi i masakrës së Reçakut nga shteti i Serbisë ka bërë që në mesin e shumë arseyeve tjera, partitë politikë në Kosovë të kërkojnë nga Shqipëria një qasje tjetër ndaj Serbisë dhe të anulojë samitin mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore për të themeluar të ashtuquajtur "Mini-Schengenin" Ballkanik.

Katër partitë parlamentare, përfshirë dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK thonë se nuk mund të flitet për asnjë bashkëpunim rajonal me një shtet që i mohon krimet e veta. Lexo më shumë!