Ministria e Mjedisit ka kërkuar nga komunat në Kosovë ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kjo kërkesë është bërë me qëllim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
“Më qëllim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës, ka kërkuar ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit, në hapësira publike dhe zona të banuara. Kjo kërkesë vjen për shkak të ndotjes së ajrit dhe pasojave që mjetet piroteknike shkaktojnë në shëndetin e njeriut dhe në mjedis”, thuhet në njoftim të MMPH-së.
-
MPB-ja bën thirrje për kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve
-
Suhareka s’e ka ndërmend ta ndalë shitjen e mjeteve piroteknike
-
Agjencia e Mjedisit kërkon marrjen e masave për parandalim të zjarreve në deponitë e mbeturinave
-
Ministria e Brendshme nxjerr vendim: Ndalohet ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura
-
476 mijë kilogramë mjete piroteknike u importuan sivjet