Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje thotë se nuk është planifikuar ndonjë takim sot me LDK-në

Edhe pse është paralajmëruar se do të ketë takime të shpeshta në mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për mundësinë e koalicionit bashkëqeverisës, ata nuk janë takuar dje dhe nuk do të takohen as sot.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se sipas informacioneve që kanë nga strukturat e Lëvizjes, nuk është planifikuar ndonjë takim për sot në mes VV-së dhe LDK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, brenda LDK-së është bërë e ditur se sot në orën 16:00, kryetari i këtij subjekti Isa Mustafa ka thirrur në takim kryetarët e degëve, ku temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit politike me theks të veçantë bisedimet për marrëveshjen bashkëqeverisës me VV-në./Ksp/