Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell e vranësira në pesë ditët e ardhshme në Kosovë, pritet edhe mjegull

Foto: Arben Llapashtica

Deri të premten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht me vranësira në Kosovë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Në pesë ditët e ardhshme, nga e hëna e 16 dhjetorit e deri më 20 dhjetor, si pasojë e temperaturave dhe radiacionit të lartë do të krijohen kushte për mjegull, kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe gjatë natës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të premten ka mundësi të vogla për riga lokale dhe të dobëta shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.