Arbëri

Smajl Latifi niset për në Hagë

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot është nisur për në Hagë për tu intervistuar nga Dhomat e Specializuara.

Ai është dashur që të paraqitet në Hagë më 30 tetor, por një zyrtar nga komuna për KTV-në ka thënë se intervistimi i tij është shtyrë disa herë.


Lexoni edhe: 

Smajl Latifi s’e di në çfarë cilësie u ftua nga Specialja, thotë se nuk jep dorëheqje [video]


Në një intervistë për KTV-në Latifi ka thënë se nuk do të japë dorëheqje nga posti i të parit të komunës, ashtu siç bëri kryetari i partisë së tij, Ramush Haradinaj, pasi është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Gjithashtu, Latifi ka treguar se “nuk e di saktë se në çfarë cilësie është ftuar” dhe se, sipas ftesës, atij i është kërkuar të sjellë dëshmi para Prokurorisë së Specializuar, për Kosovën.