Arbëri

Aleanca për shqiptarët: Heshtja ndaj rrahjes në Shkup të tre kosovarëve përkeqëson raportet shtetërore

Aleanca për shqiptarët: Heshtja ndaj rrahjes në Shkup të tre kosovarëve përkeqëson raportet shtetërore
 

Rrahjen e tre djemve kosovarë nga grupi i tifozëve “Komitët” në Shkup, Aleanca për Shqiptarët e vlerëson si sulm direkt ndaj shqiptarëve dhe të drejtave elementare që çdo vizitor duhet t’i gëzojë në momentin që shkel në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën paqësore të banorëve të Hanit të Elezit, të cilët nuk kërkojnë gjë tjetër veç se drejtësi. Ne si parti opozitare kërkojmë nga të gjitha organet kompetente trajtim të duhur të rastit dhe përgjegjësi penale nga kryerësit e veprës penale, ndërkaq kërkojmë përgjegjësi edhe nga personat që është dashur t’iu japin ndihmën e parë të lënduarve, në rast se vërtetohet trajtimi jo adekuat ndaj të rinjve kosovarë”, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.