Arbëri

‘Monego’ paralajmëron ankesë kundër BQK-së, parapëlqen masë të përkohshme

‘Monego’ paralajmëron ankesë kundër BQK-së, parapëlqen masë të përkohshme

Dy institucione mikrofinanciare ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’ janë mbyllur kohë më parë nga Banka Qendrore e Kosovës, me arsyetimin se kanë devijuar nga planet e biznesit.

Investitorët e Monego sot në konferencë për shtyp paralajmëruan se javën tjetër do të paraqesin një kërkesë në gjykatë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për mbylljen e kompanisë.