Arbëri

Kryesia e radhës së OSBE-së, mundësi dhe sfidë për Shqipërinë

Kryesia e radhës së OSBE-së, mundësi dhe sfidë për Shqipërinë
 

Shqipëria e fillon kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020, ndërkohë që rajoni ku vepron organizata përballet me sfida të konsiderueshme sigurie dhe të demokracisë. Në një diskutim në Komisionin e Helsinkit, anëtarë të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, folën për përparësitë që do të ndjekë Tirana në vitin kur mban kryesinë. Por siç njofton kolegia Keida Kostreci, mangësitë që vazhdon të ketë Shqipëria në procesin e demokracisë brenda vendit, mund ta kufizojnë efektivitetin e saj për zgjidhjen e problemeve të ngjashme në zonën e OSBE-së.

Këshilltari Politik i Komisionit të Helsinkit, Bob Hand tha se kryesia e radhës e organizatës më të madhe rajonale në botë, është një nder por edhe një sfidë, në kushtet e agresionit rus kundër Ukrainës dhe kërcënimeve ndaj vendeve të tjera fqinjë, disa konflikteve rajonale, rezistencës ndaj reformave demokratike në disa vende dhe zmbrapsjes serioze të demokracisë në vende të tjera.