Arbëri

Kurti: Më mirë të mbyllet çështja e qeverisë para se të hapet çështja e presidentit

Kurti: Më mirë të mbyllet çështja e qeverisë para se të hapet çështja e presidentit
Foto: Koha/Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeminisër të ardhshëm të Kosovës, ka folur për programin e qeverisë që Vetëvendosja është duke krijuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe integrimin e ardhshëm me Shqipërinë.

Kurti në një intervistë për DW, thotë se është optimist se do të arrihet finalizimi i marrëveshjes për koalicion me LDK-në, pavarësisht sfidave që kanë.