Arbëri

Mandl: Shkëmbimi i territoreve si zgjidhje me Serbinë s’ka mbështetje në Kosovë

Mandl: Shkëmbimi i territoreve si zgjidhje me Serbinë s’ka mbështetje në Kosovë

Kam besim se do të formohet një qeveri e re në Kosovë, e cila duhet të fokusohet në forcimin e sundimit të ligjit dhe reformat, thotë Lukas Mandl, anëtar i Parlamentit Evropian.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Lukas, i cili është anëtar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Bosnjën dhe Kosovën, tha se ideja e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka mbështetje në Kosovë.