Arbëri

Gjuriqi e komenton fotografinë me Xhelal Sveçlën, “mbi 200 herë kam biseduar me separatistë”

 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me kontaktin në Tiranë me anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është shprehur se “puna ime është të bisedoj”.

Duke folur për fotografinë nga Tirana që bëri xhiron nëpër media, ku shihet duke biseduar me Sveçlën, Gjuriqi për Tv Prva tha se në kryeqytetin e Shqipërisë ishte pjesëmarrës në një tubim rajonal të partive politike nga i gjithë rajoni, në të cilin nuk ishte biseduar as për qeverinë e ardhshme, as për dialogun Beograd-Prishtinë.