Arbëri

Tahiri: Kosova me infrastrukturë dhe bazë të fuqishme ligjore në luftimin e korrupsionit

Tahiri: Kosova me infrastrukturë dhe bazë të fuqishme ligjore në luftimin e korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me rastin e shënimit të “Javës Kundër Korrupsionit”, ka vlerësuar se Kosova tanimë ka një infrastrukturë dhe bazë më të fuqishme ligjore, në luftimin e korrupsionit dhe sipas tij, shoqëria e Kosovës dhe institucionet e saj, mbesin hallka më e fuqishme në raportimin dhe luftimin e korrupsionit në vend.

Ai tha se shoqëria e Kosovës dhe institucionet e saj vazhdojnë të mbesin të përkushtuara për luftë të pakompromis kundër korrupsionit, duke ngushtuar hapësirën e veprimit të akterëve korruptiv dhe duke rritur në mënyrë drastike masat kundër tyre.